Nga rezultatet e deritashme duket se ne zgjedhjet në Turqi do të ketë një raund të dytë të votimit për të parin e shtetit. Sipas korrespondentit të Al Jazeera ” rezultatet japin indikacione se gjasat janë të mëdha për raund të dytë të zgjedhjeve”.
Al Jazeera po ashtu citon zyrtarët e opozitës duke e akuzuar pushtetin se qëllimshëm e ka filluar numërimin e votave në bastionet e saj.