Gazetarit nga Gostivari i digjet vetura, shpëton pa lëndime (VIDEO)

Postimi i plotë i Kasam Selimit:

Falë Zotit, nga një fatkeqësi e përmasave të mëdha të cilës i mbijetova, sot jam në gjendje të falënderoj çdonjërin/çdonjëren prej jush, familjarë, miq e mikesha, të dashur bashkëkombës/e të cilët nga momenti i fakteqësisë, solidarizoheni dhe jeni pranë meje, me vizitat, thirrjet dhe mesazhet e dërguara, nga gjithandej ku janë shqiptaria.
Është fotografi e përpara pak çasteve të natës së sontme, për të ri-konfirmuar, se s’kam asnjë lendim të pësuar, përveç se është një periudhë e ngarkuar emocionale dhe psikologjike, nga ajo që pash dhe përjetova.
FALEMINDERIT për kujdesin ndaj meje 🇦🇱
Qofshi në mbrojtje të Zotit!