Fshati turistik Hallstatt ka mbyllur dyert. Ky vendim erdhi për shkak se në këtë fshat i cili lokalizuar Austri e ku mund të gjenden copëza nga filmi i animuar i Elsës, jetesa e banorëve po bëhej e pamundur.
Edhe pse në fshatin alpin jetojnë vetëm 780 vetë, dhe është shpallur vend i trashëgimisë botërore nga UNESCO që prej vitit 1997, vitet e fundit është “pushtuar” nga turistët, në pjesën më të madhe të kohës 10 mijë vetë e vizitojnë çdo ditë. Ata bëjnë selfie, foto dasme dhe shpesh futen edhe në shtëpitë e banorëve vendas për të përdorur tualetet e tyre.
Për rrjedhojë, ato kanë rrethuar zonën me një gardh për të frenuar turistët.
“Ne kemi reaguar pas ankesave të banorëve” të komunitetit, tha për AFP një zyrtar komunal, i cili kërkoi të mos përmendet emri.
Në këto kushte, një fshat të ngjashëm mund të gjeni në Kinë, e cila është ndërtuar pikërisht e frymëzuar nga Hallstatt.