Ende nuk është e qartë nëse Jose Mourinho do të vazhdojë me Romën.
Ai e dërgoi ekipin italian në finalen e dytë radhazi evropiane, ku sonte do të ndeshet me Sevillan në finalen e Ligës së Evropës.
Sipas mediave franceze, finalja e sontme mund ta përcaktojë të ardhmen e trajnerit portugez.
Nëse Roma fiton, atëherë Mourinho do t’i bashkohet PSG-së.
Nëse humbet, atëherë gjasat që ai t’i bashkohet parisienëve zbresin në 80%.