Një punëtor në Ferizaj është lënduar nga skelet.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Basri Shabani nga Policia Rajonale në Ferizaj.
Ai ka bërë të ditur se pas dhënies së ndihmës së parë në emergjencën e Ferizajt, është dërguar në QKUK, për tretman të mëtejshëm.
“Ju konfirmoj se një person , punëtor është lënduar nga skelet, i njëjti pas kontrollit dhe dhënies së ndihmës së parë në emergjencën e Ferizajt, është dërguar në QKUK, për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në konfirmim.