Është publikuar foto nga momenti kur autori i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë, Habib Rexha, largohet pas ngjarjes me vrap me armë në dorë.
Siç duket edhe në foto, të cilat janë siguruar nga kamerat e sigurisë të një subjekti në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja, Rexha largohet me shpejtësi për t’i shëptuar arrestimit.
Habib Rexha qëlloi me plub në kokë Arian Gosën teksa ky i fundit ndodhej bashkë me të atin e tij në një lokal në Kavajë, duke konsumuar kafe.
Pista kryesore e hetimit të vrasjes është ajo e hakmarrjes pasi dy vëllezërit e tyre, Sali Altin Rexha dhe Armand alias Edmond Gosa u konfilktuan në muajin mars të këtij viti, derisa sherri përfundoi në vrasjen e të dyve.
Gosa qëlloi disa herë me thikë Sali Rexhën i cili iu kundërpërgjigj me armë zjarri. Të dy ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra.