Luis Enrique raportohet se mund të rikthehet sërish në Serie A.
Sipas “La Repubblica”, ish-trajneri i Romës është në listën e Napolit për të zëvendësuar Luciano Spallettin.
Spalletti besohet se ka vendosur përfundimisht për t’u larguar nga kampionët e Italisë pas përfundimit të sezonit.
Vendimi i tij për t’u larguar vije pas prishjes së raporteve me presidentin, Aurelio De Laurentiis.
Kësisoj, napolitanët kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e Spallettit dhe Enrique tashmë është pjesë e listës së tyre.
Trajneri i njohur spanjoll është i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur dha dorëheqja nga Kombëtarja e Spanjës.
Përveç Romës dhe Spanjës, 53-vjeçari ka drejtuar edhe Barcelonën e Celta Vigon.
Napoli besohet se në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Spallettit ka edhe Antonio Conten, Rafa Benitezin e Maurizio Sarrin.