E reja godet me thikë bashkëshortin

Gjatë një konflikti në një familje në Paskuqan, një person ka mbetur i plagosur.

Një e re ka goditur me thikë bashkëshortin e saj 25-vjeçar. I plagosuri është transportuar në spital dhe po mbahet nën mbikëqyrje të mjekëve.

Gruja kishte pak kohë që kishte lindur, ndërsa grupi hetimor po merr në pyetje dy të rinjtë, për të sqaruar rrethanat.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.