Fillimisht pandemia e koronës me të gjitha pasojat e saj – për shembull problemet dramatike në zinxhirët e furnizimit, pastaj lufta e Ukrainës: ekonomia gjermane u përball vitet e fundit me një goditje të dyfishtë.
Çmimet dhe normat e interesit po rriten, pengesat në furnizime dhe mungesat e energjisë po e rëndojnë ekonominë – dhe sipas teorive të ekonomistëve, ajo ekonomia po shkon lart e poshtë në formë valësh.
Zakonisht ekonomistët flasin për katër faza:
Rritje ekonomike apo prosperitet
Bum ekonomik
Recesion
Depresion ekonomik
Recesioni nënkupton rënien, p.sh. kur kapacitetet prodhuese nuk shfrytëzohen më tërësisht për shkak se bie si niveli i eksportit në tregtinë e jashtme edhe kërkesa për mallra dhe shërbime në tregun e brendshëm.