Dortmundi mban hapin me Bayernin, fiton ndaj Monchengladbachit

Borussia Dortmundi ka regjistruar një tjetër fitore për të mbajtur gjallë shpresat për titullin e kampionit në Bundesligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të, skuadra e drejtuar nga Edin Terzic shënoi fitore ndaj Borussia Monchengladbach.

Ndeshja e zhvilluar sontë në “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultatin 5:2.
“Verdhezinjtë” e mbyllën çështjen e fitores në pjesën e parë, pasi shënuan të katër golat përmes Donyell Malen (5′), Jude Bellingham (18′ – nga penalltia) dhe Sebastien Haller (20′, 32′).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Giovanni Reyna në fundin e ndeshjes (90+5′).

Kurse, për skuadrën mysafire shënuan Ramy Bensebaini (75′ – nga penalltia dhe Lars Stindl (85′).

Borussia Dortmundi pas kësaj fitore ka 67 pikë në pozitën e dytë, vetëm një më pak se lideri, Bayern Munichi.

Borussia Monchengladbach është në pozitën e 11-të me 39 pikë.