Borrell: Zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes, rruga e vetme për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell, ka folur për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Borrell tha se zbatimi i plotë dhe i shpejtë i marrëveshjes është rruga e vetme.

Ai bëri thirrje që të mbarojë atmosfera negative dhe mungesa e konstruktivitetit.

“Të jesh anëtar i BE-së nënkupton të jesh në gjendje të bashkëpunosh, të veprosh si fqinj i mirë dhe të tejkalosh gjitha vështirësitë e kaluara”, tha Borrell.

Kryediplomati i BE-së këto deklarime i bëri në një konferencë për media pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Josep Borrell theksoi se në këtë takim është folur edhe për shtetet që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, transmeton kk.

Ai përmendi Serbinë, duke thënë se mbajtja e lidhjeve me Rusinë nuk është në përputhje me rrugën evropiane dhe po ashtu me interesat e Serbisë.