Ashtu siç ishte parashikuar, Sali Berisha duket se do të bëjë përgjegjës Lulzim Bashën për humbjen e thellë.
Pas daljes së rezultateve të tre bashkive ku u votua elektronikisht dhe ku PS fitoi thellë, Berisha dhe Meta kanë bërë përgjegjës për humbjen… Endri Hasën:
“Thirrje publike KQZ te beje publik raportin e penetration test te bere para 3 ditesh te sistemit te votimit dhe identifikimit elektronik!
Sistemi ka rene ne oren 7:30 pa nisur akoma procesi, nderkohe PS ka kerkuar uljen e afatit te pritjes nga 3 ore ne dy dhe vendimi eshte marre nga Celibashi jo ne zbatim te ligjit!
Kompania qe ka pasur netëorkun, implementuesi teknik Endri Hasa dhe kompania qe ka bere penetration test do paditen ne SPAK per sabotimin e sistemit”.
Endri Hasa konsiderohet si njeri i Lulzim Bashës, edhe pse në fakt ka punuar në Kryeministri për Sali Berishën.
Ndërsa partia e Ilir Metës deklaron nëpërmjet Tedi Blushit:
“Mos u habisni nga ‘rezultatet’ e votimit elektronik ku qytetari voton Luçiano Boçin dhe i del Llatja!
Operacioni mafioz i Edi Ramës për të demotivuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës duhet të marrë përgjigjen e merituar!
Të mbrojmë dhe numërojmë çdo votë për kandidatët tanë”.
Nga nesër e tutje, do të dëgjojmë shumë pretendime të tilla në fakt.