Ruben Neves është i lidhur shumë me Barcelonën tash e një kohë të gjatë dhe duket se kësaj sage më në fund po i vije fundi.
Sipas “Sport”, Barcelona ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Wolvesit dhe përfaqësuesit e tij, të kryesuar nga agjenti Jorge Mendes.
Neves ka pranuar kushtet dhe thuhet se është pajtuar për të nënshkruar një kontratë katërvjeçare. Ai pritet të zyrtarizohet në verë.
Por, si rezultat i vështirësive financiare, Barcelona raportohet se nuk do të mund të përballojë të paguajë një çmim transferimi për portugezin.
Megjithatë, kjo nuk do ta pengojë marrëveshjen, pasi thuhet se do të ketë një marrëveshje shkëmbimi, ku mund të përfshihet Ansu Fati. Në një marrëveshje të tillë, Barça do të fitonte 30 milionë euro.
Por, në rast se Fati nuk pranon të largohet, Ez Abde ose Sergino Dest do të përfshihen në marrëveshje në vend të tij.
Te Wolvesi thuhet se nuk ka ndonjë problem, pasi ata presin që një marrëveshje të përfundojë deri në fund të qershorit.