Angli, vdes gruaja që u godit nga motoçikleta e policisë mbretërore

Ka vdekur gruaja angleze që u shkel dy javë më parë nga një motoçikletë e policisë mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Helen Holland u godit në kryqëzimin e West Cromwell Road dhe Warwick Road në Earl’s Court më 10 maj.

Familja e saj ka thënë që 81-vjeçarja “luftoi për jetën e saj për afër dy javë…mirëpo dëmi i pariparueshëm në trurin e saj i dha fund betejës së saj sot”.

Hollandi kishte qenë në Londër për vizitë te motra e saj në kohën e aksidentit, dhe kishte qëndruar për dy javë në koma pas aksidentit.

Ndërkohë, hetimet rreth këtij aksidenti ende janë duke vazhduar.