Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe. Gjatë mbledhjes partiake, të mbajtur sot në Kragujevc, Vuçiq e propozoi ministrin e Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, në postin e kryetarit të kësaj partie. Vuçiq më herët kishte njoftuar se do të largohej nga drejtimi i partisë dhe se nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re. Gjatë fjalimit në mbledhjen partiake, Vuçiq po ashtu foli për situatën në Kosovë, të cilën e quajti të vështirë. “Synimi i shteteve perendimore është që të dalin me një deklaratë kundër autoriteteve në Kosovë për të na kënaqur neve, por me çfarë të jemi të kënaqur, me realitetin e ri, që është në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare. Rezistenca e popullit serb në Kosovë do të jetë më e fortë, shpresoj përmes mjeteve paqësore”, tha Vuçiq.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Goditen dy këmbësorë në Fushë-Kosovë
- Zhelinë: Pasi rrihen, përfundojnë në spital dhe nën pranga
- Rama: Kemi bërë shumë punë për Shqipërinë, pala tjetër hedh vetëm baltë
- Maqedonia shënon rritjen e dytë më të lartë të çmimit të vezëve në Evropë përpara Pashkëve
- “Irani zbulon një armë më të fortë se bomba atomike”, ish-ministri i Jashtëm zbërthen deklaratën
- Sulmet nga qentë endacakë në Shkup po shtohen, qytetarët ankohen për pasiguri në qytet
- Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq në Austri
- Mustaf Tahiri zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI në Pallaticë
- Grabitet një grua në qendër të Shkupit hajduti i këput varësen nga qafa në stacion autobusi
- 27 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadanit – Katanas