Aksidenti ku humbi jetën turistja gjermane, arrestohet shoferi serb që drejtonte kamionin

Policia ka vënë në pranga shoferin e kamionit pas aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ku humbi jetën një turiste gjermane. Në pranga ka rënë shtetasi serb S. M, pasi kamioni që drejtonte u përplas me mjetin që drejtohej nga 56 vjeçarja gjermane.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin serb S. M., 50 vjeç, pasi kamioni që drejtohej nga 50-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe. Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën 56-vjeçarja dhe është dëmtuar shtetasi P. K., pasagjer në automjetin që drejtohej nga kjo shtetase.”, njoftoi policia.