Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se tre anije kineze, përfshirë aeroplanmbajtësen Shandong, kaluan sot ngushticën e Tajvanit.
“Një kolonë LAS (Ushtria Çlirimtare Popullore) prej tre anijesh, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja Shandong, kaloi ngushticën e Tajvanit rreth mesditës së sotme në perëndim të vijës detare që shkon në veri,” tha ministria në një deklaratë, duke iu referuar këtij kufiri të padukshëm në mes të ngushticës.