9-ta shkatërruese e Taxhedin Kasamit, Hisar Ali deklason Bregallnicën U-16. Shkëndija U-16 afër kurrorës së dyfishtë , Hisar Ali gol dhe tre asiste
Shkëndija e Tetovës U-16 është afër kurrorës së dyfishtë duke përmbyllur një vit të jashtëzakonshëm në futboll pas fitimit të Kupës këtë mesjavë shkruan Tetovasot.
Te Bregallnica e la në finalen e Kupës dhe te ata vazhduan triumfin në Kampionat duke e shkatërruar sot si mysafir 4:0 me një lojë perfekte nga supersulmuesi Hisar Ali që shënoi një dhe bëri tre asistime në këtë përballje me shije kampioni.
Skuadra që drejtohet nga Taxhedin Kasami po bën një super kampionat me këtë gjeneratë që ka shumë talentë futbolli .Janë edhe dy xhiro për tu përmbyllur kampionati ndërsa Shkëndija është më afër se kurrë të bëjë realitet ëndrrën që të shpallen kampion i vendit .TS