31 të vrarë në Palestinë, 1 në Izrael – luftimet hyjnë në ditën e katërt

Ushtria izraelite ka nisur sulme të mëtejshme në Gaza pasi militantët hodhën raketa nga territori në ditën e katërt të luftimeve që lanë të vdekur dhjetëra palestinezë dhe një person në Izrael.

Përshkallëzimi më i keq ndërkufitar në muajt e fundit ka bërë që Egjipti të drejtojë përpjekjet e armëpushimit me shpresat se një armëpushim mund të jetë i pashmangshëm pasi bisedimet dështuan në fillim të kësaj jave, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Banorët e Gazës në zonën jugore të Rafahut thanë se ishin dëshmitarë të tre sulmeve ajrore të premten.

Ushtria izraelite tha se qëlloi mbi “bazat ushtarake dhe raketat e fshehura” të grupit militant Xhihadi Islamik.

Sulmet e fundit pasojnë breshëri raketash të lëshuara të enjten në mbrëmje drejt Izraelit nga militantët në Rripin e Gazës me popullsi të dendur. Ata vranë një civil në qytetin qendror të Rehovot.

Të paktën 31 palestinezë janë vrarë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës, duke përfshirë pesë militantë të lartë dhe disa civilë, përfshirë fëmijë.