Sipas rezultateve fillestare që janë raportuar nëpër mediat ndërkomëbtare, presidenti turk Recep Taip Erdogan është përpara kundrejt rivalit të tij opozitar, Kilicdaroglu.
Kur janë numëruar 25 për qind e votave, epërësia e Erdoganit është ulur. Ai vazhdon të prijë me 54.27 për qind.
Ndërkaq rivali i tij Kemail Kilicdaroglu ka 39.75 për qind deri në këto momente.
Në Turqi po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe shihen një sfidë e madhe për presidentin turk Erdogan, në një kohë kur Turqia po përballet me krizë të rëndë ekonomike, si dhe pasojat e tërmetit shkatërrues muaj më parë.
Pasi u hoq ndalesa që rezultatet të mos raportoheshin disa orë pas mbylljes së vendvotimeve, janë bërë të ditura të dhënat nga numërimi i votave të para të zgjedhjeve të sotme presidenciale në Turqi.
Rezultatet fillestare tregojnë se presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është përpara rivalit të tij, kandidatit opozitar Kemal Këlëçdaroglu, raporton Al Jazeera.
Rezultatet paraprake jozyrtare tregojnë se Erdogan është përpara me 59.47 për qind të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu, i cili ka 34.79 për qind.
Transmetuesi HaberTurk i dha rezultatet në bazë të 9.1 për qind të votave të numëruara.