2 gra shqiptare i shkruajnë dhuruesit të spermës, ja për çfarë më pyetën

Dhuruesi i spermës Kyle Gordy i cili udhëton në vende të ndryshme të botës për të ndihmuar gratë që të bëhen me fëmijë. Aktualisht ai ka 64 fëmijë dhe 8 të tjerë janë në proces, duke ardhur së shpejti në jetë.

I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se pas intervistës në po këtë emision dy persona nga Shqipëria e kanë marrë në telefon dhe e kanë pyetur për shërbimet që bën.

Më tej ai theksoi se shqiptarët fillimisht duan një të dashur apo burrë përpara se të bëjnë një fëmijë.

“Dy persona nga Shqipëria m ë kontaktuan e shfaqën interes për shërbimet që bëj unë. Ishin kurioze për të mësuar më shumë. Shqiptarët fillimisht duan një të dashur apo burrë përpara se të bënin fëmijë”- tha ai.