Zjarri në fabrikën në Hamburg, autoritetet ngrenë alarmin për tym me përmbajtje toksike

Banorët në qytetin gjerman të Hamburgut janë paralajmëruar për tym të dendur dhe me toksina të mundshme në ajër pasi një zjarr i madh shpërtheu në një magazinë.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë se magazina është përfshirë nga flakët herët në mëngjesin e së dielës, me tymin që ngrihet në qiell.

“Gazrat dhe tymi me përbërës kimikë në ajër janë shkaktuar nga një zjarr dhe mund të ndikojnë në frymëmarrje. Reja e tymit po lëviz drejt qendrës së qytetit”, tha në një deklaratë alarmante nga departamenti i zjarrfikësve në Hamburg.

Sakaq, rreth 140 persona janë evakuuar, tha një zëdhënës i policisë, sipas Reuters.