Zbulohet varreza me trupa të luftëtarëve Wagner në Siberi

Një varrezë me trupa të luftëtarëve nga grupi mercenar Wagner është zbuluar në rajonin siberian të Rusisë, sipas një raporti të gazetës së pavarur të lajmeve People of Baikal.

Gjithsej u gjetën 53 varre të mbuluara me degë dhe kurora, tha gazeta.

Varret u gjetën afër kryeqytetit rajonal Irkutsk.

Është e paqartë se sa luftëtarë mercenarë janë vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës, por mijëra besohet se kanë vdekur, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, është shfaqur si një lojtar kyç gjatë pushtimit, me grupin e tij mercenar që udhëheq sulmin në rajonet kryesore lindore në Ukrainë.