Xi Jinping: Të gatshëm të punojmë me BE-në për të forcuar besimin

Kina është e gatshme të forcojë besimin e ndërsjellë strategjik me Bashkimin Europian, tha të enjten presidenti Xi Jinping.

ADVERTISING

#BREAKING EU’s von der Leyen says warned China any arms shipments to Russia would ‘significantly harm’ relations pic.twitter.com/MthV0qE2o6

— AFP News Agency (@AFP) April 6, 2023

Kina dhe BE duhet të kenë mirëkuptim të ndërsjellë dhe të shmangin keqkuptimet dhe gjykimet e gabuara, tha Xi gjatë takimit me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Pekin.

Nga ana e saj, Von der Leyen tha se ajo paralajmëroi Kinën se çdo dërgesë e armëve në Rusi do të ‘dëmtonte ndjeshëm’ marrëdhëniet.