Xhaferi: NATO dhe BE, qëllime strategjike prej të cilave nuk hoqëm dorë edhe para sfidave më të vështira
Para fillimit zyrtar të Konferencës vjetore të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, që mbahet në Pragë më 24 dhe 25 prill, Millosh Vistërçill, Kryetari i Senatit dhe Marketa Pekarova Adamova, Kryetare e Dhomës së Deputetëve të Republikës Çeke, realizuan një takim pune me Kryetarin e Parlamenteve të vendeve kandidate për anëtarësim, që po ashtu marrin pjesë në Konferencë. Në takim, krahas Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishin të pranishëm edhe Denis Zvizdiq, Kryetari i Dhomës Përfaqësuese të Bosnjë dhe Hercegovinës, Igor Grosu, Kryetari i Parlamentit 6të Moldavisë, Vlladimir Orliq, Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Rusllan Stefançuk, Kryetari i Parlamentit të Ukrainës dhe Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë.
Siç informon Kuvendi, tema e takimit ishin parlamentet nacionale në rrugën drejt BE-së, integrimi në BE dhe fushat me prioritet për vendet kandidate. Kryetarët ndanë përvojat e vendeve të veta përkatëse në raport me eurointegrimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në rrugën e vet. Ishte një konstatim i përbashkët se edhe pse gjenden në faza të ndryshme të procesit të eurointegrimit, shtetet duhet të vlerësohen sipas meritave individuale, procesi duhet të përmbajë kushte të qarta, negociatat mos zgjasin tepër gjatë dhe metodologjia mos ndryshohet vazhdimisht. Po ashtu, bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi doemos të përshpejtohet, sepse ardhmëria e Unionit dhe siguria e saj varen nga zgjerimi.
Kryetari Xhaferi, dha një vështrim të shkurtër për rrugën eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, informoi për rrjedhën e procesit të skriningut dhe shprehu pritjen se në vitin 2023 do të ndodhin të gjitha ndryshimet e dëshiruara dhe të duhura dhe përparimi i shtetit drejt BE-së, para së gjithash për përfitimet për qytetarët. Ai theksoi se ndryshimet gjeopolitike në kontinentin evropian, si rezultat i agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, vetëm konfirmojnë se politika e zgjerimit mbetet vegla më e mirë e stabilitetit, solidaritetit dhe qëndrueshmërisë.
“Duke e përshëndetur ndarjen e statusit të kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë, Kryetari Xhaferi theksoi se perspektiva e qartë evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes proceseve të dukshme dhe të përshpejtuara të integrimit janë me interes të madh për Unionin në aspektin politik, të sigurisë dje ekonomisë, ndërsa shtyrja e paarsyeshme e procesit të zgjerimit mund të sjellë në pyetje autoritetin e BE-së si partner i besueshëm dhe rolin e tij gjeopolitik udhëheqës”, theksohet në kumtesën e Kuvendit.
Kryetarët ndanë përvojat e vendeve të tyre përkatëse në lidhje me integrimin evropian dhe sfidat me të cilat përballen në rrugën e tyre.
“Konstatimi i përbashkët ishte se, megjithëse janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit evropian, vendet duhet të vlerësohen sipas meritave të tyre, procesi duhet të përmbajë kushte të qarta, negociatat të mos zgjasin shumë dhe metodologjia të mos ndryshojë vazhdimisht. Gjithashtu, bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi duhet të përshpejtohet, sepse e ardhmja e Unionit dhe siguria e tij varet nga zgjerimi, njofton Kuvendi.
Në takim, përveç Xhaferit, ishin të pranishëm Denis Zvizdiq, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Bosnjë e Hercegovinës, Igor Grosu, kryetar i Parlamentit të Moldavisë, Vladimir Orliq, kryetar i Kuvendit Kombëtar të Serbisë, Ruslan Stefançuk, kryetar i Parlamentit të Ukrainës dhe Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarët ndanë përvojat e vendeve të tyre përkatëse në lidhje me integrimin evropian dhe sfidat me të cilat përballen në rrugën e tyre.