Will Smith për Chris Rock: Edhe pse ja dhashë një shuplakë mund të jemi miq përsëri

Në vitin 2022, gjatë ceremonisë së “Oscars”, Chris Rock bëri komente për Jada Pinkett Smith, për të cilat reagoi Will Smith, e që më pas u ngjit menjëherë në skenë dhe e goditi me shuplakë.

Smith kërkoi falje disa herë për veprimet e tij dhe tha në një video në YouTube se “ju premtoj se do të jemi në gjendje të jemi përsëri miq”.

Chris Rock nga ana tjetër e trajtoi situatën në komedinë e tij speciale të Netflix, “Selective Outrage”.

Frederick Smith, një psikolog me 15 vjet përvojë në fushën e shëndetit mendor, shpjegoi se miqësitë mund të marrin fund për një sërë arsyesh. Në rastin e Smith dhe Rock, të dyja palët u ndjenë të pa respektuar nga tjetri natën e shuplakës.