Vuçiq do t’i takojë në Rashkë përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.

Sipas njoftimit të presidencës serbe, takimi është caktuar për në ora 12:00 në Qendrën Kulturore “Gradac” në Rashkë, njofton Klankosova.tv.

Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe anëtarë të tjerë të ekzekutivit serb.