VIDEO/ City shumë i fortë për Liverpool, “qytetarët” fitojnë me “poker” duke përmbysur rezultatin

Manchester City ka marrë një fitore shumë të rëndësishme dhe të bukur ndaj një Liverpool-i të pafuqishëm.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin të kuqtë e Klopp, pasi në minutën e 17-të, Diogo Jota mori një top të bukur në zonë dhe e la menjëherë në këmbët e Salah, ku egjiptiani goditi fortë topin. Festa nuk zgjati shumë, pasi një aksion model i krijuar në minutën e 27-të, Alvarez e dërgoi topin në rrjetë duke barazuar rezultatin.

Pjesa e dytë mendohej se do të kishte një reagim nga ana e Liverpool, por ishte ndryshe. Në minutën e parë të pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 46-të, De Bruyne përmbys shifrat me një aksion të shpejtë. Por nuk u mjaftuan me kaq, pasi skuadra e Guardiolës shënon edhe golin e tretë me anë të Gundogan në minutën e 53-të.

Liverpool dukej i pafuqishëm, ku madje City shënoi edhe të katërtin në minutën e 74-të me anë të Jack Grealish pas asistimit të De Bruyne.

Me këtë rezultat, Guardiola dhe djemtë e tij rrisin presionin mbi Arsenalin e vendit të parë. City ndodhet në vendin e dytë me 64 pikë, ndërsa Arsenal në të parin me 69 pikë./ h.ll/abcnews.al

74′ 4 – 1 Jack Grealish Assist: K. De Bruyne

53′ 3 – 1 İlkay Gündoğan

46′ 2 – 1 Kevin De Bruyne Assist: R. Mahrez

27′ 1 – 1 Julián Álvarez Assist: J. Grealish

17′ 0 – 1 Mohamed Salah