Ukraina porosit 100 automjete të blinduara nga Polonia

Ukraina ka porositur 100 automjete të blinduara me shumë qëllime Rosomak, të cilat janë prodhuar në Poloni me një licencë finlandeze, tha kryeministri i Polonisë.

“Unë sjell një porosi të bërë dje nga kryeministri (ukrainas) Denys Shmyhal për 100 Rosomaks që do të fabrikohen këtu,” tha Mateusz Morawiecki gjatë një vizite në vendin e prodhimit të Rosomak në qytetin jugor polak të Siemianowice Slaskie, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Porosia do të financohet përmes fondeve që Polonia ka marrë nga Bashkimi Evropian dhe fondet e SHBA që ka marrë Ukraina, tha ai, pa dhënë detaje ose koston e përgjithshme të kontratës.