Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku i arrestuarvnga policia italiane, pasi është kapur me 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë është liruar pasi ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Fermos. Gjykata ka deklaruar gjithashtu se pafajësinë e ka marrë edhe nipi i Kajmakut.
Mediat italiane bënë të ditur se Kajmaku është arrestuar më datën 27 maj 2022 në një operacion anti drogë të zhvilluar në zonën e San Benedeto del Tronto në Itali. Ish-kryebashkiaku i Vorës mësohet se e kishte fshehur drogën në vazo me lule.
Për rreth 60 ditë Kajmaku dhe grupi të cilit i shërbentë ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë nga policia italiane. Kajmaku dhe nipi i tij kishin blerë bimët e vogla në fidanishte, por më pas i vendosën në vazo më të mëdha që i blenë në një biznes lokal, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda. Para se të bëhej ndryshimi, pronari i fidanishtes lajmëroi policinë italiane, të cilët më pas arrestuan Kajmakun dhe nipin e tij.