Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit për përjashtimin e një pjese të dëshmisë së dëshmitares së parë
Gjykatësi Charles Smith III në Gjykatën Speciale, ka bërë të ditur se trupi gjykues e miraton mocionin e mbrojtjes së Rexhep Selimit për përjashtimin e një pjese të dëshmisë së dëshmitares së parë
Sipas tij, pranueshmëria e kësaj prove do të mund të shkaktojë cenim të pa drejtë të të akuzuarve.
“Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit, nuk lejohet ZPS-ja të bëjë pyetje për incidentet të përashkruara në paragrafin 3, 16, 23 të materialit. Sa i takon dëshmisë së dëshmitarit, duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova. Së fundi palët duhet të dorëzojnë versionet e redaktuara bashkë me parashtrimet e tyre, deri të hënën, 24 prill 2023”, tha ai.
Ai bëri të ditur se ZPS-ja kundërshton mocionin, duke argumentuar se dëshmia është e pranueshme, përcjell Klankosova.tv.
“ ZPS-ja kundërshton mocionin, argumenton se dëshmia është e pranueshme, duke marrë parasysh se dëshmia është relevante, autentike dhe ka vlerë provuese dhe nuk zhbëhet nga efekti cënuese. Trupi gjykues rikujton që pala që dorëzon materiale, apo që paraqet provën duhet të demonstroj se faktet që kërkon të vërtetoj janë përkatëse për çështjen. Provat që janë, apo dëshmitë që janë jashtë periudhës së aktakuzës në vetvete nuk janë jorelevante për çështjen dhe as provat nuk do të vërtetojnë këto ngjarje si të pranueshme, thjeshtë sepse shkojnë përtej një fakti, apo sepse thjeshtë janë jashtë periudhës së aktakuzës”, tha ai.
Tutje, Gjykatësi Charles Smith III tregoi se mbrojtja e Selimit ka kërkuar që të përjashtohet dëshmia e dëshmitarit X, për siç u shpreh ai, provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve të paraqitura në aktakuzë.
‘‘Mbrojtja e Selimit kërkon që të përjashtohet dëshmia e dëshmitarit X, për provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve të paraqitura në aktakuzë. Mbrojtja e Selimit mendon që incidenti nuk është përkatës dhe vlera provuese zhbëhet nga efekti cënues që ka”.
Mbrojtja e Selimit më tej parashtron se trupi gjykues nuk duhet të pranojë si prova me qëllim që fillimisht të vlerësohet rëndësia që ka në një fazë të mëvoshme, si praktika, pasi kjo praktikë është konsumuesne dhe çorientuese”.
“Sa i takon incidentit të dytë siç përshkruhet në paragrafin 16 të parashtrimit f 14 38, mbrojtja parashtron se kjo dëshmi nuk ka përputhshmëri dhe nuk duhet të merret për bazë. Mbrojtja e Selimit më tej argumenton se dëshmia është vetëm dytësore, vjen nga burime të pabesueshme dhe duhet parë me shumë kujdes. Mbrojtja e Selimit kundërshton praninë e dëshmisë sa u takon dy incidenteve të tjera të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës së aktakuzës”, u shpreh ai./Klankosova.tv.