Mediat malazeze kanë raportuar se Inspektorati për Planifikim Urban dhe Ndërtim në Mal të Zi, ka urdhëruar rrënimin e disa objekteve pa leje të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.
Sipas Radio Televizionit të Malit të Zi (RTCG) ndërtesat ilegale gjenden në Nikshiq dhe Koçni.
Në njoftimin e Inspektoratit, Gjukanoviqit i janë dhënë 20 ditë afat që ai vet ta bëj rrënimin e këtyre objekteve.
Lëvizja Kristian Demokrate e Malit të Zi e kanë kritikuar Gjukanoviqin, duke thënë se qytetarët po shohin me shembuj konkret se nga kush janë udhëhequr për tri dekadat e fundit.
Gjukanoviq dhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka humbur zgjedhjet presidenciale së fundmi. Fituesi i zgjedhjeve, Jakov Milatoviq pritet që të jetë president i Malit të Zi nga tani e tutje.