Takim Arsovska – Stanivukoviq: Bashkëpunimi mes Shkupit dhe Banjallukës, binjakëzim i inicuar i dy qyteteve
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot pati një takim zyrtar pune me kryetarin e Komunës së Banjallukës, Drashko Stanivukoviq, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit
Në takim, i cili vjen me ftesë të kryetarit të Banjallukës, është diskutuar për shumë tema në lidhje me bashkëpunimin e ndërsjelltë ndërmjet dy qyteteve, shkëmbimin e përvojave, si dhe fillimin e bashkëpunimit konkret.
“Qyteti i Banja Lukës është qendra ekonomike, politike dhe kulturore e Republikës Sërpska, dhe ekziston një potencial i madh për zhvillimin e shkëmbimit tregtar dhe ekonomisë, gjë për të cilën Shkupi dhe Banja Luka ndërmorën një iniciativë për binjakëzimin e dy qyteteve. Në të njëjtën kohë, u ra dakord për një dinamikë adekuate që do të çojë në bashkëpunim konkret për realizimin e projekteve me interes të ndërsjelltë për të dy qytetet, në fushën e kulturës, arsimit, sportit, turizmit, ekonomisë dhe mjedisit”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.