Përleshje të ashpra raportohen në të gjithë Sudanin, derisa luftimet midis fraksioneve të armatosura rivale vazhdojnë të përhapen. Dhuna midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë ka hyrë tashmë në ditën e tretë. Gati 100 njerëz janë vrarë, tha një sindikatë mjekësh, ndërsa numri i të plagosurve ka kaluar 1.100. Të dyja palët ndërluftuese pretendojnë se kontrollojnë vendet kryesore në kryeqytetin Kartum. Ato kanë shpallur një armëpushim të përkohshëm të dielën, për të lejuar evakuimin e të plagosurve, por nuk është e qartë se sa i janë përmbajtur atij. Mjekët kanë paralajmëruar se situata në spitalet në Kartum është jashtëzakonisht e vështirë dhe se luftimet janë duke penguar personelin dhe furnizimet mjekësore të arrijnë te njerëzit e plagosur. Luftimet janë pjesë e një përpjekjeje të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit, e cila është përshkallëzuar në dhunë midis fraksioneve rivale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dy persona arrestohen në Tetovë për sjellje agresive ndaj policisë
- Arrestohet tetovari me 1.67 promilë alkool në gjak
- 19-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se nxori nga rruga një automjet në afërsi të Tetovës
- Zjarr në një shtëpi në Reçicë të Madhe, një person përfundon i lënduar
- Aksion antidrogë në Shkup, arrestohen gjashtë persona me narkotikë
- 61-vjeçari pëson lëndime të rënda pasi rrëzohet me motoçikletë në Kërçovë
- Heroinë dhe fara kanabisi në banesë, kallëzim penal për 48-vjeçarin nga Strumica
- Tragjedi në Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike
- Shtetasi grek arrestohet në Tabanoc me patentë të falsifikuar bullgare
- Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë