Përleshje të ashpra raportohen në të gjithë Sudanin, derisa luftimet midis fraksioneve të armatosura rivale vazhdojnë të përhapen. Dhuna midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë ka hyrë tashmë në ditën e tretë. Gati 100 njerëz janë vrarë, tha një sindikatë mjekësh, ndërsa numri i të plagosurve ka kaluar 1.100. Të dyja palët ndërluftuese pretendojnë se kontrollojnë vendet kryesore në kryeqytetin Kartum. Ato kanë shpallur një armëpushim të përkohshëm të dielën, për të lejuar evakuimin e të plagosurve, por nuk është e qartë se sa i janë përmbajtur atij. Mjekët kanë paralajmëruar se situata në spitalet në Kartum është jashtëzakonisht e vështirë dhe se luftimet janë duke penguar personelin dhe furnizimet mjekësore të arrijnë te njerëzit e plagosur. Luftimet janë pjesë e një përpjekjeje të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit, e cila është përshkallëzuar në dhunë midis fraksioneve rivale.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Qeveria përgatit ndryshime tektonike në shëndetësi: Pensionim në moshën 70-vjeçare, gjoba deri në 10 mijë euro për mosdhënie të llogarisë fiskale dhe punë pa licencë
- Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës
- LSDM: Është koha të hiqet luksi i qeverisë
- Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washingtoni! Ja kush ministër e shoqëron
- Hoxha: Mbi 1 milion euro investime në makineri në deponine Rusino
- Tetovë – Arrestohet person i kërkuar me urdhër gjykate në Ilindenska
- Konflikt mes dy personash në një lokal, arrestohet 39 vjeçari që mbante pistoletë! Tentoi ta fshihte sapo pa policinë
- Aksident i rëndë në Debresh: Shoferja dërgohet me lëndime të rënda në Shkup
- Bërnjak: Policia kontrollon një veturë, gjendet një vulë me shkrim serb dhe disa dokumente serbe
- Mashtrohet 55-vjeçari nga Zhelina: Një person nga Kamjani i premtoi ndihmë sociale dhe banesë, ia mori 4.200 euro