Singapori do ta ekzekutojë një person për trafikim të kanabisit

Singapori do ta ekzekutojë një person, i cili akuzohet për trafikim të kanabisit.

Aktivistët thonë se Tangaraju Suppiah u dënua me prova të dobëta. Autoritetet thonë se ai kishte një proces të rregullt gjyqësor, dhe se më pas e kanë planifikuar ekzekutimin e tij për të mërkurën.

Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë, për të cilat thotë se janë të nevojshme për të mbrojtur shoqërinë.

Ditët e fundit anëtarët e familjes dhe aktivistët e tij i dërguan letra presidentit të Singaporit, Halimah Yacob, duke i kërkuar që të mos ketë ekzekutim. Ndërsa miliarderi britanik, Sir Richard Branson, ka bërë thirrje për ndalimin e ekzekutimit dhe rishikimin e rastit.

“Unë e di që vëllai im nuk ka bërë asgjë të keqe. Unë i bëj thirrje gjykatës që të shqyrtojë çështjen e tij nga fillimi,” u tha gazetarëve motra e Tangaraju, Leela Suppiah, në një konferencë shtypi.

Tangaraju, 46 vjeç, u dënua për “për përfshirje në një komplot për trafikim” për dërgimin e 1 kilogram kanabis nga Malajzia në Singapor në vitin 2013.

Megjithëse ai nuk u kap gjatë dorëzimit, prokurorët thanë se ai ishte përgjegjës për koordinimin e rastit, dhe gjurmuan dy numra telefoni të përdorur nga Tangaraju.

Tangaraju pretendoi se ai nuk ishte personi që komunikonte me të tjerët të lidhur me rastin. Ai tha se kishte humbur një nga telefonat dhe mohoi të kishte në pronësi të dytin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.