Shqipëria dënon sulmet vdekjeprurëse në Izrael

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur mbështetje ndaj Izraelit pas sulmit terrorist si pasojë e të cilit humbi jetën një turist italian dhe shtatë të tjerë u plagosën. Ai thotë se Shqipëria është në mbështetje të Izraelit dhe dënon me forcë veprimet e dhunshme.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit.

Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës, pasi dy motra britaniko-izraelite u vranë kur vetura e tyre u sulmua në Bregun Perëndimor.

Pas sulmit, i cili ndodhi gjatë javës së Pashkëve, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “urdhëroi policinë izraelite të mobilizonte të gjitha njësitë rezervë të Gardës Kufitare dhe ushtrinë të mobilizonte forca shtesë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo