Policia keniane ka gjetur 58 trupa në varret masive në pyllin Shakahola në Kenia lindore, që mendohet se janë viktima të një kulti të krishterë që besonin se do të shkonin në parajsë nëse do të vdisnin nga uria.
Numri i të vdekurve, i cili është rritur vazhdimisht gjatë dy ditëve të fundit ndërsa janë kryer zhvarrosjet, mund të rritet më tej pasi Kryqi i Kuq Kenyan ka thënë se 112 persona janë raportuar të zhdukur, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Kulti u quajt ‘Kisha Ndërkombëtare e Lajmit të Mirë’ dhe udhëheqësi i saj, Paul Mackenzie, u arrestua pas një informacioni që sugjeronte ekzistencën e varreve që përmbanin trupat e të paktën 31 prej ndjekësve të tij.
Policia pranë qytetit bregdetar të Malindit filloi të premten zhvarrosjen e trupave nga pylli Shakahola.