Shkëndija U-16 e Taxhedin Kasamit me Hisar Ali në finale të Kupës së Maqedonisë, deklasuan Shkupi U-16
Gjenerata U-16 e Shkëndijës së Tetovës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut informon Tetovasot.
Skuadra e udhëhequr nga Taxhedin Kasami së bashku me sulmuesin kryesorë të kësaj gjenerate Hisar Ali me dy gola të shënuar,kanë mundur me rezultat 5:2 skuadrën Shkupi U-16.
Kjo përballje ishte e vlefshme për gjysëm finalen e kupës së Maqedonisë ndërsa tre golat tjerë i shënuan Ylber Veseli,Omer Luma dhe Bujamin Velija.Tetovasot