Sauditët dërgojnë ofertë për Mourinhon

Jose Mourinhon ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme nga Arabia Saudita, e cila përfshin tre stola alternative.

Dy janë klubet Al Nassr i Cristiano Ronaldos dhe tjetra Al Hilal, ndërsa tjetra është kombëtarja e Arabisë Saudite.

Në këmbim, 120 milionë euro do të ishin gati për dy vite kontratë.

Shifra jashtëzakonsht të frikshme për një trajner, dhe sigurisht shifra që mund të tundojnë këdo.

Sipas “Corsport”, portugezi është duke reflektuar dhe duke pritur kundërpropozimin e Romës për një rinovim kontrate me detaje të cilat mund t’i interesojnë “The Special One”.