Ai tani është i dëmtuar, por pa dyshim Victor Osimhen është një nga protagonistët e mëdhenj të kësaj Serie A dhe të Napolit që po i afrohet gjithnjë e më shumë Scudettos.
25 gola në 29 ndeshje për sulmuesin që foli për mikrofonat e revistës franceze France Football.
“Napoli më ndryshoi jetën. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë. I gjithë qyteti jeton për ekipin. Kur mbërrita, pyeta Mertens dhe Koulibaly nëse ishte e vërtetë, ata mu përgjigjën se nuk e kisha parë akoma asgjë. Tifozët në stadium janë të jashtëzakonshëm dhe ata na ndihmojnë. Dikush nuk besoi te mua kur mbërrita në Itali, por klubi dhe shokët e mi e besuan. Dhe kjo është thelbësore. Për të shpërthyer më duhej vendi i duhur, Napoli është vendi im”.
Sulmuesi vazhdoi duke folur për trajnerin e tij dhe mjedisin. “Me Spallettin nuk kam zgjidhje tjetër. Unë shënoj gola, por jam edhe mbrojtësi i parë. Përndryshe ai çmendet. Por ai është një gjeni, nëse bëjmë atë që ai na thotë në fushë, ne mund të mposhtim çdo kundërshtar.
Më pas Osimhen përfundon duke folur për fëmijërinë dhe kohën e tij në Belgjikë. “Si fëmijë kam menduar vetëm për të ikur nga vështirësitë dhe problemet. Por jam i lumtur që kam lindur dhe rritur në Lagos, në vështirësitë për të ndjekur ëndrrat. Jam shumë e lidhur me tokën time, u largova nga qyteti im vetëm për futboll dhe kthehem për t’u treguar të gjithëve se mund të kultivoni ëndrrat tuaja. Charleroi më bëri të rilind. Pas sezonin të parë në Belgjikë ata tashmë më donin në një klub italian”.