“Galaktikët” kanë zhvilluar një ndeshje të çmendur në “Camp Nou”, ku mposhtën Barcelonan e Xavit me rezultatin e thellë 0 me 4 duke siguruar kështu një vend në finalen e madhe të Kupës së Mbretit, ndaj Osasunas.
Sipari i golave u hap që në fundin e pjesës së parë, ku pas një kundërsulmi vrastar, dyshja Benzema-Vinicius Junior dërgojnë topin në rrjetë me golin që mban “emrin” e brazilianit. Më pas gjithçka mbeti në dorën e “bomberit” të “galaktikëve”, me “bomberin” francez, Karim Benzema i cili shënoi tregolëshin e dytë radhazi pas atij ndaj Real Valladolid në ndeshjen e së shtunës.
Një gol fillimisht në minutën e 50’-të pas një kombimi fantasik me Luka Modric, u pasua nga një 11-metërsh i ekzekutuar mrekullisht vetëm 8 minuta më vonë. Ndërsa, tregolëshi u kompletua pas asistit të brazilianit Vinicus Junior duke kompletuar kështu “turpërimin” e “katalanasve” në “shtëpinë” e tyre.
Me këtë fitore, Real Madrid merr hak për 3 humbjet e fundit ndaj Barcelonas dhe e shikon veten në finalen e “Copa del Rey”, ku nuk pritet asgjë më pak se fitorja ku përballë ka një kundërshtar tepër të thjeshtë si Osasuna.