Rasti i Thaçit dhe të tjerëve, vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të dytë, thotë se është anëtarë i LDK-së
Ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të dytë të Prokurorisë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ai ka thënë se është bërë anëtarë i LDK-së dhe është shprehur se kjo parti ka vepruar për Pavarësinë e Kosovës.
“Qëllimi kryesor i Lidhjes Demokratike ka qenë, e ka kundërshtuar sistemin e ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë, ka filluar të punojë për jetësimin e shtetit të pavarur të Kosovës dhe ka vazhduar deri në çlirimin e plotë. Do të thotë ka vepruar për Pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e saj”, ka thënë dëshmitari.