Raketa më e madhe në botë do të lansohet sot drejt orbitës së Tokës

Raketa më e madhe në botë, e prodhuar nga kompania SpaceX, do të lansohet këtë të hënë në orbitën e Tokës. Mediumi “Space” shkroi se fluturimi i parë testuar i raketës Starship i kompanisë së Elon Muskut, do të bëhet nga objekti Starbase.

Lansimi i saj do të bëhet në orën 8 të mëngjesit, por në Kosovë me kohën lokale do të nisë rreth orës 14:00.

Miliarderi Musk që ka kompaninë SpaceX ka deklaruar se pret të ketë sukses ky lansim.

“Sukses ndoshta, emocioni është i garantuar”, ka shkruar ai.

Lansimi do të përcillet nga shumë mediume të botës direkt.