Prokuroria Speciale sot gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të arrestuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.
Tre të ndaluarit janë ngarkuar me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes”.
Gazetari Valon Syla u sulmua fizikisht mbrëmjen e së martës, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.