Përplasja e Joao Felix me tekniku Diego Simeone në kohën kur ishte pjesë e Atletico Madrid, e detyroi “fantazistin” të transferohej te Chelsea gjatë merkatos së dimrit, në një huazim të thjeshtë deri në fundin e sezonit, mirëpo bordi i “bluve” duket është “dashuruar” me performancat e Felix dhe tashmë duan të nënshkruajnë përfundimisht me 23-vjeçarin.
Sipas mediave angleze, vetë tekniku i ardhshëm i Chelsea, Mauricio Pochettino ka dhënë miratimin për nënshkrimin e portugezit, me Felix që pëlqehet shumë nga tekniku argjentinas edhe pse nuk ka shkëlqyer në pjesën e dytë të sezonit me “blutë”.
Ndërkaq, kujtojmë se “fantazisti” portugez ka shënuar deri më tani vetëm 2 gola në 16 ndeshjet e tij me “blutë” e Londrës, si në kampionat ashtu dhe në Champions League, ndërsa kujtojmë se që prej ardhjes së Frank Lampard në stolin e “bluve”, Felix ka startuar vetëm në ndeshjen e parë ndërsa në të tjerat është futur në fushën e lojës si zëvendësues.