“Nëse do të mund të zgjidhja një futbollist për të luftuar për jetën time, ai do të ishte Granit Xhaka”
Ashtu si shumë tifozë të Arsenalit, edhe Piers Morgan ka ndërruar mendim për Granit Xhakën.
Mesfushori nga Kosova po kalon formë jetësore këtë sezon, duke qenë njëri nga futbollistët kryesorë te liderët e Premierligës.
Arsenali sot regjistroi fitore 4:1 ndaj Leeds Unitedit, teksa Xhaka kontribuoi me gol, por nuk mungoi as angazhimi i tij i madh, ashtu siç di të luftojë ai në fushën e lojës.
Falë paraqitjeve të mira të reprezentuesit zviceran këtë sezon, ai ktheu tifozët e klubit, të cilët tashmë po i kushtojnë edhe këngë atij.
Përkrahja për 30-vjeçarin tani nuk po mungon as nga gazetari i njohur, Piers Morgan, i cili dikur ishte ndër kritikuesit më të mëdhenj.
“Nëse do të mund të zgjidhja një futbollist për të luftuar për jetën time, ai do të ishte Granit Xhaka”, ka shkruar Morgan, i cili njihet edhe si tifoz i flaktë i Arsenalit.
If I could choose a footballer to fight for my life, it would be Granit Xhaka.
— Piers Morgan (@piersmorgan) April 1, 2023