Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me debate tejet të tensionuara në spektaklin Big Brother VIP Albania.
Në një moment Luizi ka deklaruar se nuk ka respekt për vajzat që bëhen të njohura nga formatet televizive si “Përputhen”, gjë që ka nxitur debat edhe mes protagonistëve në studio.
Kjo deklaratë e Luizit nuk i ka pëlqyer as moderatores së ‘Përputhen’, Bora Zemanit.
Ajo ka reaguar e revoltuar duke thënë se jo vetëm Efi dhe gocat e tjera por se edhe Kristi është bërë i njohur nga një ‘reality show’ dashurie dhe se kjo gjë nuk është turp.