Nazif Rama me fakultet juridik, punon si pastrues në Prishtina Mall! (VIDEO)

E takuam në Prishtina Mall duke pastruar. Nazif Rama nga rrethina e Shtimes e Republikës së Kosovës, kishte konkurruar të punoj si sigurim, por meqë nuk kishte pasur vend të lirë, ka pranuar të punojë si pastrues, shkruan Open-TV.
Nazifi për Open-TV rrëfen se është me fakultet juridik të kryer.

Në pyetjen tonë se si është e mundur që me fakultet të kryer të punoj pastrues ai tha se është i detyruar të bëj edhe punën e pastruesit për të mbajtur familjen.

“Quhem Nazif Rama, jam nga komuna e Shtimes. Kam ardhur këtu të punojë si sigurim, mirëpo për shkak se nuk ka pasur vend të lirë pune u detyrova të hyj si pastrues. Kam tre fëmijë, jemi pesë anëtarë të familjes. Kushtet familjare i kam mjaftë të dobta. Si jurist kam kërkuar punë edhe në vende tjera, por nuk më kanë marrë parasysh. Dhe, për shkak të kushteve të vështira ekonomike familjare erdha të punojë si pastrues”, tregon Nazi Rama për Open-TV.

LINKU: https://fb.watch/jQXFOgLNlh/

Nazif Rama me fakultet juridik, punon si pastrues në Prishtina Mall! (VIDEO)