Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot ka vizituar kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec, ku është vendosur Brigada e Parë e Këmbësorisë, e cila është edhe njësia më e madhe e Armatës.
“Në kazermën në Petrovec, ministrja e vizitoi objektin e ushtrisë, i cili pas katër muajsh rindërtim, sot përfaqëson një përfaqësues të vërtetë të Ushtrisë së NATO-s, ku standardi i anëtarëve dhe kushtet e tyre të punës janë prioriteti i parë”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Petrovska u shpreh e kënaqur me përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e Armatës.
“Më vjen mirë që shifrat dhe faktet që paraqesim, të cilat i referohen përmirësimit të kushteve të punës së personelit të ushtrisë, sot shihen në realitet. Koha në të cilën objektet e ushtrisë janë lënë në shkatërrimet e kohës ka mbaruar dhe prandaj me vendosmëri dhe planifikim objektet që i nevojiten Armatës do të kenë karakter të denjë për një ushtri dhe një shtet anëtar të NATO-s”, tha Petrovska.
Ministria informon se rikonstruksioni i plotë i objektit ka kushtuar 21,7 milionë denarë dhe ka përfshirë ndërrimin e instalimeve elektrike dhe hidraulike, instalimin e ngrohjes, konstruksionin e ri të kulmit, dritaret e reja, objektet sanitare të rikonstruktuara, ndërrimin e plotë të dyerve dhe dyshemeve, si dhe vendosjen e një fasadë termike.
“Sipas Planit për standarde më të larta ekologjike në mbrojtje, i quajtur Eko-mbrojtje, objekti u rikonstruktua me qëllim të rritjes së efiçencës së saj energjetike. Sipas planit të Ministrisë, këtë vit do të nisë rindërtimi i të paktën pesë objekteve shtesë me rëndësi për mbrojtjen dhe ushtrinë”, thekson MM.
Në kazermën në Petrovec, ministrja Petrovska hapi edhe dhomën e re përkujtimore kushtuar Brigadës së Parë të Këmbësorisë, e cila dëshmon traditën e gjatë të kësaj njësie, si pasardhëse e Brigadës së 14-të Grevave Nacionalçlirimtare të Rinisë së Maqedonisë të formuar në vitin 1944 dhe Çeta partizane Kërçovë-Mavrovë.
“Nuk ka një dhomë mjaft të madhe që të mund të mbajë gjithçka që është bërë në vendin tonë dhe nga ju që tani e mbani këtë uniformë dhe e bëni me krenari dhe nga të gjithë ata që dhanë jetën për vendin. Themelet e këtij vendi janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne dhe më gëzon fakti që pas tridhjetë vjetësh dhe të gjitha synimeve strategjike që po i arrijmë dhe po i zhvillojmë, janë të rëndësishme për të gjithë ne. Dhomat e tilla përkujtimore janë vetëm një nxitje për krijimin e një Muzeu të madh Ushtarak, sepse ushtria e Maqedonisë ka tradita të lashta”, tha ministrja në hapjen e dhomës përkujtimore.